Çfarë ndodh me trupin kur nuk flejmë mjaftueshëm?
Ushqimi i duhur, stërvitja dhe të gjitha përpjekjet që bëni nuk do të japin rezultat përsa i përket shëndetit në rast se nuk shoqërohen me një gjumë të shëndetshëm prej të paktën 7 orësh. Duhet ti jepni prioritet gjumit pasi vetëm një organizëm i relaksuar mirë mund të funksionojë siç duhet dhe në mënyrë të shëndetshme.
Zgjerimi i gjendrave limfatike tek fëmijët
Zgjerimi i gjendrave limfatike shpesh i shqetëson prindërit. Kur prekin kokrra të vogla në qafë, në sqetull apo në pjesën e ndjeshme në pjesën e sipërme të këmbëve, menjëherë mendojnë për sëmundjen më të keqe. Gjendrat apo nyjet limfatike, reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes. Gjendrat limfatike janë pjesë e sistemit limfatik, i cili ka funksion për t’i mënjanuar të gjitha mikroorganizmat dhe molekulat e mëdha që të mos futen në gjak dhe në këtë mënyrë të mund të përhapen në të gjithë trupin. Ato reagojnë ndaj infeksioneve sistemike dhe lokale me aktivitet të zmadhuar. Ato reagojnë ndaj infeksioneve lokale dhe sistemike, me një aktivitet të rritur, gjatë të cilave zmadhohen dhe bëhen më të ndjeshme gjatë prekjes shpjegon Dr. Leonardo Kamenjarski, pediatër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.