Si ta ruani mëlçinë tuaj
Mëlçia është laboratoria më e madhe e trupit të njeriut e cila gjendet në hapësirën e barkut, poshtë harkut të brinjës së djathtë, e mbrojtur nga strukturat skeletore muskulore. Ajo furnizohet me gjak nga dy burime, nga gjaku arterial dhe nga qarkullimi portal, nëpërmjet të cilit gjaku i zorrës së pasur me të gjithë përbërësit e mirë dhe të këqinj të cilët i kemi marrë nëpërmjet ushqimit përpunohet në mëlçi. Sipas dr. Vladimir Avramovski, kirurg digjestiv në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ mëlçia është e domosdoshme për tretjen e ushqimit dhe për shkakrkimin e toksinave nga organizmi.