A mund të dëgjojë fëmija juaj?

Për fëmijët, dëgjimi dhe të folurit janë mjetet thelbësore për të mësuar, për të luajtur dhe për të zhvilluar aftësitë sociale. Në fakt, fëmijët mësojnë të komunikojnë duke imitiar këngët të cilat ato i dëgjojnë dhe në rast se e humbasin dëgjimin e tyre, mund të humbasin një pjesë të mirë të të  folurit  dhe të gjuhës gjatë zhvillimit të tyre. Dr. Borisllav Gogushevski, otorinolaringolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se përveç zhvillimit të vonshëm të të folurit tek fëmijët, edhe humbja e dëgjimit mund të shkaktojë probleme sociale dhe vështirësi në shkollë.

Celiac – një sëmundje me më shumë se 300 simptoma

Edhe pse diagnostikimi i ndonjë sëm,undje të caktuar është një lajm  negativ,  për personat e diagnostikuar me Celiac diagnoza e saktë do të thotë fund i problemeve. Celiac është sëmundje gjenetike autoimune e cila shfaqet  nga konsumimi i ushqimeve të cilat përmbajnë gluten.  Personat me sëmundje Celiac, trupi  glutenin e njeh  si trup i huaj dhe fillon të reagojë duke i sulmuar qelizat e veta. Termi gluten në interpretimin laik ka të bëjë me proteinën e grurit, thekrës, elbit i cili është i pranishëm  në kombinime të ndryshme të përbërësve të tij – proteina bimore prolamine dhe glutenine.