Çrregullimet e ciklit menstrual duhet të shqyrtohen

Përshëndetje,

Jam 41 vjeçe, kam kryer gjithmonë kontrolle të rregullta dhe gjithçka ka qenë siç duhet. Para një viti më kanë filluar simptomat e menopauzës.  Ndonjë muaj kam menstruacione, ndonjë muaj nuk kam. Tani kam gjakderdhje gjatë gjithë muajit, ndonjëherë më shumë ndonjëherë më pak , por nuk ndalon.  Kam shkuar tek gjinekologu, më ka thënë se tani për tani është gjithçka në rregull, por nëse gjakderdhja vazhdon për një kohë më të gjatë duhet të kryej kontroll. Do të doja të dija nëse kjo është diçka serioze apo është çrregullim hormonal , dhe nëse duhet të pij diçka për ta ndaluar gjakderdhjen apo duhet të bëj pastim (curettage). Faleminderit dhe do t’ju lutesha që të më përgjigjeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Gjithë të mirat!

Katër gjëra normale tek të porsalindurit

Sëbashku me të porsalindurin vijnë edhe ditët e mbushura plot me ndjenja të përziera, me dashuri, kujdes dhe përkushtim. Doni që gjithçka të jetë në rregull me vogëlushin tuaj, kaloni orë të tëra duke e shikuar dhe analizuar çdo detal të tij. Në vijim ju japim këshilla se si të bëni dallimin ndërmjet atyre gjërave të cilat janë normale dhe atyre të cilat duhet t’ju shqetësojnë.

Kondicioneri duhet të ftohë ambientin tuaj, por jo juve

Gjatë temperaturave tepër të larta në periudhën e verës, qëndrimi në ambient të freskët ju relakson. Sapo mbërrini në shtëpi, menjëherë drejtoheni drejt telekomandës së kondicionerit. Gjetë periudhës së verës, rritet së tepërmi përdorimi i kondicionerit. Pothuajse  çdo shtëpi, vend pune apo makinë është e pajisur me kondicioner. Meqënëse, të tre këto hapësira janë pjesë e përditshmërisë në jetën tonë, formojnë një zinxhir të pashkëputur të qëndrimit në ambient të freskët  gjatë këtyre ditëve të nxehta të stinës së verës.

Infeksionet urinare – problem për çdo grua

Mundësitë për të marrë infeksion në traktin urinar për gratë janë shumë të mëdha.  Studimet kanë treguar se pothuajse çdo grua, disa herë në jetë përballet me këtë problem. Dr. Ana Kacarska Mickovska, gjinekologe obstetër në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon  se infeksionet urinare përcaktohen si  depërtim i mikroorganizmave në traktin urinar. Nëse nuk trajtohen në kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të shkaktojë dëmtim të veshkave.