Mamografia në moshën 40 vjeçare
Vetëkontrollet e shpeshta dhe kontrollet e rregullta mjekësore, ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mundësinë e shërimit të tij të plotë. Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe specialiste në “Acibadem Sistina” këshillon që çdo grua mbi moshën 30 vjeçare duhet të fillojë rregullisht me kryerjen e kontrolleve me ultratingull, ndërsa mbi moshën 36-40 vjeçare duhet të kryeni një herë në dy vjet kontroll mamografik të gjirit. Ky kufizim moshe vlen për ata persona të cilët nuk kanë asnjë rrezik në rritje.
Humbja e flokëve tek gratë
Është e gabuar ideja se humbja e flokëve është një problem vetëm i meshkujve. Madje 40% e personave të cilët kanë problem të përkohëshëm apo afatgjatë me humbjen e flokëve, janë gratë. Tek disa persona, ky problem shfaqet në të gjithë kokën, tek disa të tjerë vetëm në pjesën qëndrore të kokës. Për çdo grua ësht stresues momenti kur shikojnë krëhërin e flokëve me një numër të madh të flokëve të rënë nga zakonisht.