Shkaqet e dhimbjes në pjesën e fundit të barkut dhe të pelvisit tek gratë

Dhimbjet në pjesën e poshtme të barkut dhe të pelvisit tek gratë shfaqen shpesh dhe kjo ndodh si rrejdhojë e pranisë së shumë organeve në pjesën e poshtme të barkut dhe pelvisit të vogël. Në shumicën e rasteve është shumë e vështirë që të diagnostikohet origjina e dhimbjes, megjithëse, zakonisht ajo shfaqet nga sistemi urinar, zorrët apo sistemi riprodhues (mitra, vezoret apo tubat fallopiane). Dhimbja shpesh shfaqet tek ijet dhe më pas përhapet në pjesën e poshtme të barkut, majtas ose djathtas, dhe në pjesën e ndjeshme ndërmjet fundit të barkut dhe këmbëve, dhe këto dhimbje mund të shfaqen me intenzitet dhe kohëzgjatje të ndryshme.