Këmbë diabetike
Arteriet janë si një pemë. Aorta është trungu i cili degëzohet dhe përfundon me degëzim të gjetheve. Arterioskleroza si një proces i depozitimit të substancave yndyrore dhe kripërat e kalciumit pekin trungun, degët e mëdha dhe deri tek degët e gjetheve, ndërsa sëmundja e sheqerit i shkatërron degët e gjetheve. Sipas Dr. Mitko Karagjozov, kirurg torakovaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, tek pacientë me sëmundje shumëvjeçare të sheqerit ndodh shkatërrimi i enëve të gjakut, ose ndryshe shkatërrimi i degëve të vogla të gjetheve, kështu ndodh angiopatia diabetike. E gjithë kjo çon në reduktimin e ushqimit të indeve në periferi.