Çfarë i dëmton valvulat e zemrës?
Funksioni normal i valvulave lejon rrjedhën e gjakut në rrugën e duhur, me një shpejtësi të caktuar dhe në kohën e duhur.ndryshimet patologjike të cilat i prekin valvulat, ndikojnë në funksionin e tyre duke i bërë atë tepër të ngushta dhe të forta dhe kështu ato nuk mund të hapen dhe mbyllen plotësisht. Ky funksion i parregullt ndikon në rrjedhën e gjakut (kthimin apo ngadalësimin e gjakut). Ky problem mund të ndikojë në muskulin e zemrës dhe të shkaktojë dobësim të zemrës. Mbajtja e gjakut shkakton rritjen e zemrës duke dëmtuar funksionin e saj. Zmadhimi i atriumeve e bën të pamundur rrjedhën normale të gjakut, gjatë të cilit rritet rreziku i koagulimit (mpiksjes së gjakut). Një gjendje e tillë mund të shkaktojë emboli në mushkëri ose në tru (goditje në tru). Çfarë i dëmton valvulat e zemrës dhe cilat janë mënyrat e trajtimit biseduam me Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.