Rritja e vlerave të triglicerideve

Trigliceridet janë një lloj yndyre në gjak që trupi i përdorë për t’iu dhënë energji muskujve. Rritja e triglicerideve në trup, rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, si dhe shpesh mund të jetë shenjë e çrregullimeve në metabolizëm. Vlerat e triglicerideve mund ti mësoni në një mënyrë shumë të thjeshtë, me anë të analizës së gjakut.

Zgjidhni vajin e duhur esencial

Përveç aromës së këndshme, kanë dhe një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Kanë të bëjnë me përmisimin i gjendjes së humorit si dhe aftësitë njohëse, me zbutjen e simtomave të infeksionit dhe sëmundjeve refluktive (kthimi i përmbajtjes së stomakut në ezofag), janë vetëm një pjesë e këtyre benefiteve. Aromaterapitë me vajra të tilla, janë gjithashtu të dobishme gjatë problemeve me pagjumësinë, problemet me tretjen e ushqimit, infeksionin e dhëmbëve. Ajo çfarë duhet të bëni është  që të vendosni disa pika të vajit esencial në një tenxhere me ujë, qëndroni me fytyrë mbi të, mbyllini sytë dhe mbulojeni kokën me peshqir dhe thithni avullin që lëshon uji me vajrat esencial. Vajrat esencial gjenden  tek shumë bimë. Në vijim do të gjeni tetë bimët më të mira.