Disa gjëra të thjeshta të cilat ju bëjnë rezistent ndaj griprave

Madje edhe gripi më i zakonshëm  na bën  të të ndihemi keq dhe të qëndrojmë shtirë në shtrat. Organizmi është ende i ambientuar me temperaturat e ditëve të nxehta, ndërkohë që papritmas temperaturat jashtë ndryshojnë dhe organizmi ynë i përjeton të gjitha temperaturat e vitit në një ditë të vetme, prandaj dhe në këtë periudhë të vitit gripi është gjithnjë dhe më i pranishëm.  Kjo ndodh si rezultat i rënies së imunitetit, gjë e cila bën që organizmi të mos jetë në gjendje t’iu  kundërpërgjigjet viruseve.  A e dini se përqafimet dhe puthjet ju bëjnë më rezistent ndaj griprave? Lexojini dhe praktikojini këto gjëra të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Lëngu i shegës – antioksidant i fuqishëm

Shega është një simbol i shëndetshëm i jetës së përjetshme. Lëngu i shegës ka një pushtet të fuqishëm antioksidant, më të fuqishëm madje edhe se ai i çajit jeshil dhe verës së kuqe. Sipas studimeve lëngu i shegës është tre herë më i fortë se e njejta sasi e çajit jeshil apo verës së kuqe, boronicës blu apo boronicës së kuqe. Efektet mbrojtëse i’u atribuohen fitohemikaleve – polifenole, tanineve dhe antocianineve. Vetëm me një gotë lëng mund t’a zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.