Çdo grua e tetë është potencial për kancerin e gjirit

Vdekshmëria nga kanceri i gjirit është në vendin e parë si në Maqedoni ashtu edhe në botë.  Vitin e kaluar në vendin tonë u zbuluan 1200 raste të reja . Sipas qendrës ndërkombëtare kërkimore për kancer ‘Globokan’, Maqedonia është një nga vendet e pakta në Europë ku vdekshmëria nga kanceri i gjirit këto 15 vitet e fundit është rritur rreth 9%. Përsa i përket numrit të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, Maqedonia renditet në vendin e tretë në Europë.

Kanceri i vezoreve

Vezoret janë dy organe të vogla të cilat ndodhen në të dyja anët e mitrës.  Ato prodhojnë hormone të cilat janë përgjegjëse për  shfaqjen e ciklit menstrual çdo muaj.  Vetëm me anë të rritjes së ndërgjegjësimit  dhe kryerjes së kontrolleve të rregullta, zbulohet në kohë kanceri ovarian (i vezoreve) dhe në këtë mënyrë rritet mundësia për shërimin e plotë, prandaj të nderuara gra, menjëherë rezervoni kontrollin tuaj gjinekologjik. Kanceri i vezoreve është kanceri i pestë për nga renditja, i cili shfaqet tek gratë  dhe i dyti përsa i përket sëmundjeve gjinekologjike.  Lidhur me faktorët e rrezikut, simptomat, diagnozën dhe trajtimin për shërim, biseduam me Dr. Daniela Jovanova, gjinekologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.