Kanceri i zorrës së trashë
Kanceri kolorektal po merr një vrull gjithnjë dhe më të madh. Ajo çfarë është shqetësuese është ulja e kufirit të moshës, që do të thostë se gjithnjë dhe më tepër të rinj preken nga kjo sëmundje e fshehtë. Sipas Prof. Dr, Vasko Vasilevskit, gastroenterolog në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, kanceri i zorrës së trashë zakonisht shfaqet nga polipe të cilat shfaqen në mukozën e zorrës së trashë, dhe më pas shndërrohet në kancer, prandaj është e rëndësishme që këto ndryshime të zbulohen dhe të mënjanohen në kohë.