Kur ënjtja është një shenjë serioze në menopauz?

Ekziston një numër i madh simptomash të cilat janë të zakonshme tek gratë gjatë menopauzës.  Mungesa e ciklit menstrual është si rezultat I ndryshimit të hormoneve, dhe ky ndryshim reflektohet tek një numër i madh  ndryshimesh në trupin e femrës. Njëra prej tyre është tendenca e ruajtjes së ujit në trup. Mos u frikësoni, bëhet fjalë për një gjendje e cila nuk shkakton çrregullime të mëtejshme, por është e rëndësishme të dini se kur duhet të bisedoni me mjekun tuaj.