Terapi rrezatuese për trajtimin e kancerit të mushkërive
Kanceri i mushkërive është zakonisht sëmundje e cila shfaqet tek meshkujt dhe shkaku kryesor i vdekjes tek të dyja gjinitë në krahasim me kanceret e tjera. Për një sukses më të madh të trajtimit është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i sëmundjes. Radioterapia luan rol në trajtimin e kancerit të mushkërive, dhe është një lloj trajtimi i cili përdor rreze X me energji të lartë, duke ndikuar tek qelizat kancerogjene. Dr. Sllavica Kraleve, onkologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ shpjegon se trajtimi i kancerit të gjirit mund të jetë lokal siç është kirurgjia dhe radioterapia dhe përdorimi sistematik i kimioterapisë, terapia e qëllimshme dhe imunoterapia. Radioterapia në trajtimin e kancerit të mushkërive, kryhet si trajtim primar para operacionit në kombinim me kimioterapi, me qëllim që të zvogëlohet tumori në mënyrë që të krijohet mundësia për ta mënjanuar atë me anë të kirurgjisë.