Meshkujt dhe femrat ndryshojnë edhe nga zemra
Zemra e gruas është konsideruar gjithmonë si më e ndjeshme në krahasim me zemrën e burrit. Në fakt kjo është e vërtetë. Zemra e gruas është më e vogël, më e ndjeshme ndaj ndryshimeve, dhe e përballon më me vështirsi infarktin në krahasim me zemrën e burrit. Edhe përkrah faktit që gjithmonë është konsideruar se meshkujt janë më të prekur ndaj sëmundjeve të zemrës, gjysma e grave në mbarë botën vdesin si rezultat i çrregullimeve kardiovaskulare mbi moshën 40 vjeçare.