Biopsia me gjilpërë
Nëse tek gjiri janë zbuluar gjetje të dyshimta, duhet bërë biopsia me anë të gjilpërës, ose ajo zonë e dyshuar duhet të shqyrtohet me anë të operacionit në mënyrë që të arrihet diagnoza. Në rastet kur gjetjet e dyshimta nuk mund të zbulohen me anë të prekjes, është e nevojshme kryerja e biopsisë me anë të gjilpërës, me ndihmën e metodave të regjistrimit në klinikën për radiologji. Kohëzgjatja e kësaj procedure varion nga metoda në metodë, por zgjat nga 20-40 minuta. Pas përfundimit të procedurës, gjetjet konsiderohen si beninje, të dyshimta (atipike) ose malinje. Të gjitha sëmundjet e gjirit, fillimisht diagnostikohen me anë të biopsisë me gjilpërë.