Përse kam dhimbje barku?

Pothuajse çdo njëri prej nesh ka dhimbje apo ngërçe në bark (abdomen).  Shpesh, shkaku i dhimbjes së barkut mund të jetë një gjendje jo serioze, e cila mund të diagnostikohet dhe të trajtohet lehtë. Por dhimbja e barkut mund të jetë edhe shenjë e ndonjë sëmundje serioze, prandaj, është e rëndësishme që ti njihni simptomat dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ushqehuni shëndetshëm gjatë periudhës së trajtimit onkologjik

Kërkimet e fundit kanë treguar se ushqimi jo i mirë është përgjegjës për pothuajse 1/3 e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, prandaj,  vëmendja ndaj këtij rrezik faktori shfaqet si një nga segmentet më të rëndësishme  në trajtimin e pacientëve me kancer.  Konsumimi i produkteve të shëndetshme para, gjatë dhe pas trajtimit, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt.  Ushqimi i balancuar mirë, është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se kjo diagnozë serioze  ka një karakter epidemik, mund të shkaktojë edhe humbjen e oreksit.  Sipas Dr. Aleksandra Haxhi Dimova, dietologe në spitalin klinik ‘’Acibadem Sisitina’’ kanceri është një sëmundje e çrregullimit kronik të metabolizmit, ndaj  ushqimi mund të veprojë në proceset biokimike në trup, me qëllim për të ndihmuar në parandalimin e proceseve kancerogjene, të rrisë imunitetin dhe ta rikthejë metabolizmin në një nivel normal, këtë gjë mund ta bëjë ushqimi i cili është imunostimulues dhe që përmban lëndë ushqyese për luftimin e qelizave malinje.