Zbuluam kancer 3 mm gjatë kontrollit sistematik
Zbuluam ndryshim malinj prej 3 mm gjatë kontrollit sistematik me anë të mamografisë, kanceri i gjirit ishte në fazë fillestare, e përfunduam atë vetëm me një veprim të vetëm, pacienten 46 vjeçare e operuam menjëherë, tashmë e konsiderojmë të shëruar. Nëse kjo grua nuk do të kishte ardhur në kontroll, do të kishte kaluar tepër kohë dhe kur ky ndryshim do të rritej dhe do të mund të dallohej me anë të prekjes me dorë, atëherë, fatkeqësisht, kanceri mund të jetë përhapur, dhe nëse pacientja do ta dallonte vetë, atëherë me siguri do të ishte vonë për ta shpëtuar jetën e saj – shprehet Dr. Xhengis Jashar, patolog dhe Shef i laboratorive diagnostikuese, në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’ në Shkup.
Çfarë është ultrasonografia?
Ultrasonografia (US) është metoda imazherike nëpërmjet të cilës depërtohen ultratinguj në brendësi të trupit, ku me anë të jehonës së tyre ndërtohen imazhe.
Si zbatohet?
Gjatë kryerjes së kontrollit pacienti është në pozicion të shtrirë. Fillimisht vendoset xhel mbi gjinjtë dhe më pas aparati ultrasonografik i cili lëviz nëpër gjinj dhe mundëson pamjen e tyre. Ndërkohë, fotografimet e marra nga aparati ultrasonografik monitorohen ose regjistrohen në rast se ka ndonjë gjetje të dyshimtë.