Lexoni përmbajtjen e ushqimit para se ta blini atë
Etiketat nuk janë gjërat e vetme të cilat i vërejmë kur zgjedhim një produkt. Etiketë e vogël, me gërma të imëta e ngjitur në një vend jo shumë të dukshëm, është shumë normale që të mos vërehet aspak. Shumë prej nesh, shpesh nuk kuptojmë se çfarë shkruhet në të, dhe nuk dime se si ti kuptojmë përmbajtjet ushqyese të produktit. Shumë të tjerë, shpesh nuk janë të interesuar për të ditur se çfarë shkruan në etiketë. Por, etiketa është vendi ku në fakt ju mund të lexoni se çfarë do të konsumoni. Cilët janë përbërësit, sa sheqer përmban, dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme lidhur me produktin. Nuk duhet harruar se në etiketë keni të shkruar edhe informacione rreth temperaturës për ruajtjen e produktit në mënyrë që ju të krijoni kushtet për ruajtijen e tij.
Çfarë është kimioterapia?
Pacientit i jepet një apo më tepër ilaçe me qëllim që të shkatërrohen qelizat kancerogjene. Zbatohet sipas disa protokolleve të caktuara për mjekim, të cilat zakonisht kombinojnë një apo më shumë ilaçe citostatike. Me kimioterapi, 15-30% zvogëlohet mundësia e përsëritjes së sëmundjes si dhe reduktohet numri i rasteve të vdekjeve.