Kur gjakderdhja nga hunda është një simptomë serioze
Secilit prej nesh të paktën një herë na ka ndodhur që të kemi gjakderdhje nga hunda. Por, nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Gjakderdhjes nga hunda mund të ketë të bëjë edhe me një gjendje tjetër të quajtur telangiektazi e trashëguar hemoragjike. Lidhur me këtë gjendje, përveç gjakderdhjes nga hunda, një simptomë tjetër shoqëruese është edhe shfaqja e pikave të kuqe në fytyrë, në buzë dhe tek gjymtyrët. Këta pacientë kanë enë abnormale të gjakut, dhe si rezultat i kësaj shfaqet edhe gjakderdhja e shpeshtë nga hunda.