Terapia e synuar arrin ta dallojë dhe ta shkatërrojë qelizën kancerogjene
Terapia e synuar (trajtimi i qëllimshëm) përfshin ilaçet të cilat përdoren për trajtimin e kancerit dhe vepron duke bllokuar mekanizmat specifike të qelizës kancerogjene. Dr. Sllavica Kraleva, onkologe radioterapiste në qendrën për onkologji dhe radiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon se falë hulumtimeve të gjëra në lidhje me mekanizmat molekulare të cilat ndikojnë në krijimin dhe rritjen e qelizës kancerogjene, sot, ky lloj trajtimi është një histori e suksesshme e trajtimit të disa llojeve të kancerit.