Si të humbisni peshë edhe në dimër
Periudha e dimrit është e njohur për shtimin e peshës trupore, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe kemi më pak dëshirë për ti kryer aktivitetet e përditshme, veçanërisht për kryerjen e aktiviteteve sportive. Por, për dashamirësit e sporteve dimërore, argëtimet gjatë ditëve të ftohta janë shumë më të mira se ato gjatë periudhës së ditëve të nxehta. Këtu do të gjeni disa këshilla për të ruajtur peshën normale të trupit, kur temperaturat janë nën zero.