Përsëri ju dhemb fyti?
Ka shumë të ngjarë që të mos ekzistoj person që deri më tani nuk ka ndjerë dhimbje në fyt. Goja dhe fyti gjenden drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj viruseve, baktereve, apo trupave të tjerë. Pikërisht ndërmjet tyre ato futen në organizmin tonë dhe për këtë arsye dhimbja e fytit është shenja e parë e infeksionit në hapësirën e gojës, fytit, laringut si dhe irritimi i bajameve. Kjo dhimbje mund të shfaqet edhe për shkak të irritimit për një kohë të gjatë të rrugëve të frymëmarrjes, për shkak të pirjes së duhanit, gërhitjes, pirjes së alkoholit dhe reaksioneve alergjike.