Të ftohtit gjatë stinës së dimrit ndikon në plakjen e lëkurës
Ajri i ftohtë dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj temperaturave të ulëta, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në përshpejtimin e procesit të plakjes së organit më të madh të trupit (lëkurës). Gjatë kësaj periudhe, Dr. Andrej Petrov, rekomandon që të mbrohen pjesët e lëkurës të cilat janë të ekspozuara drejtpërdrejtë ndaj të ftohtit, të aplikoni rregullisht krem hidratues, dhe në asnjë mënyrë të mos nënvlerësohen efektet e dëmshme të diellit gjatë stinës së dimrit.