10 ushqimet të cilat janë të ndaluara për fëmijët deri në moshën dy vjeçare

Stomaku i ndjeshëm i fëmijëve nuk pranon çfarëdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sitemit digjestiv bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë muajve të parë të jetës së tij. Nga ana tjetër, qumështi i nënës është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat ushqyese të fëmijës. Megjithatë, pas 6 muajsh, fëmija ka nevojë për ushqime të tjera shtesë, të cilat prindërit i përgatisin ato sipas rekomandimit të mjekut pediatër dhe zakonisht përgatitin një program ditor apo javor të këtyre ushqimeve për fëmijët e tyre.