Çfarë pas diagnostikimit të kancerit të gjirit

Diagnoza e kancerit të gjirit është ajo të cilës i frikësohen pothuajse të gjitha gratë. Shkaku i frikës është një statistikë e cila tregon se kanceri i gjirit është diagnostikuar tek një nga tetë gra. Sikurse tek çdo sëmundje malinje, edhe në rastin e kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm zbulimi në kohë i sëmundjes.  Pacientet të cilat gjenden në fazën e parë dhe të dytë të sëmundjes, atëherë kur kjo sëmundje është e lokalizuar në gji dhe ka prekur  një numër të vogël të nyjeve limfatike rajonale, kanë më shumë mundësi për shërim në krahasim me pacientet të cilat gjenden në fazë të avancuar, shprehet Dr. Deva Petrova, onkologe  në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.  Përveç  ekzaminimit të rregullt, sa herë që gratë të ndjejnë ndryshime lidhur me gjendjen e gjirit si: skuqje, ngurtësim (kokërr) në gji  apo në sqetull, tëheqje nga brenda të sipërfaqes së lëkurës së gjirit, tërheqje nga brenda të thithës së gjirit, apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, duhet patjetër të paraqiten tek mjeku.