Koliti ulçeroz dhe sëmundja kron (Crohn)
Mjekimi pothuajse gjithmonë fillon me trajtim mjekësor. Në rastet e formave më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve biologjike të reja dhe trajtimeve konvencionale, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik. Ai mund të jetë elektiv (i planifikuar) dhe urgjent në rastet e rënda dhe të komplikuara. Përveç trajtimit mjekësor, një pjesë e rëndësishme e trajtimit është regjimi dietik, aktiviteti fizik, reduktimi i stresit, shprehet Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.