Prof. Saveski bëri të pamundurën
Vigan Latifi është një djalë 28 vjeçar, nga Prishtina. I gëzohej aktiviteteve të tij të përditshme deri 8 muaj më parë, deri në momentin kur fati luajti me jetën e tij, e vuri atë në prag të vdekjes, dhe shanset e tij për të mbijetuar ishin të pakta.
Vigani është dizajner grafik dhe merret me krijimin e reklamave – shpjegon nëna e tij Tevide. Para se të ndodhte aksidenti, ai shkoi për të vendosur reklamën tek një nga klientët e tij. Këtë herë u vonua shumë më tepër se herët e tjera, filluam ta kërkonim në telefon. Zakonisht përgjigjet shpejtë në telefon, këtë rradhë, telefonit i kishim rënë 20 herë, por Vigani nuk përgjigjej.