Disa të fshehta të cilat nuk duhet ti fshihni nga mjeku juaj
Nëse ekziston vendi në të cilin duhet të tregoheni të sinqertë dhe ti tregoni të gjitha të fshehtat tuaja, kjo është ordinnca e doktorit tuaj. Harrojeni ndrojtjen, doktori juaj është aty për tju ndihmuar dhe çdo informacion që ju do të ndani me të, do të shërbejë për të mirën e të dyve.
Zgjidhje për infertilitetin tek partneri
Edhe pse shumë persona mendojnë se infertiliteti është një “problem i grave”, madje një e treta e të gjitha rasteve ka të bëjë me infertilitetin mashkullor. Hapi i parë që duhet të bëj partneri juaj është që të kryej kontroll tek mjeku urolog.
Marrja mostër nga ekstrakti testikular (micro tese) është një procedurë kirurgjike e cila përdoret për gjetjen e spermatozoideve tek pacientët të cilët nuk kanë spermatozoide gjatë derdhjes së spermës (azoospermia). Dr. Aleksandar Mickovski, kirurg urolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se kjo metodë kryhet me anë të heqjes së një pjese të vogël të indeve nga testiset, nga ku merren spermatozoidet ndërkohë që pacienti është nën ndikimin e anestezisë.