Aborte të përsëritura
Aborti spontan përkufizohet si ndërprerje e shtatzënisë e cila ndodh deri në javën e 20 gestatike, dhe si nxjerrje e embrionit apo fetusit nga mitra. Ky lloj aborti ndodh tek 10-20% e rasteve të aborteve. Për të filluar me analizën e detajuar të shkaqeve të aborteve të përsëritura, Dr. Ana Kacarska, gjinekologe, obstetër në spitalin klinik “Acibadem Sistina” thekson se është e nevojshme që të ndodhin tre aborte, të cilat nuk është e thënë që të jenë të njëpasnjëshme.