Ndryshimi i nishanit alarm për melanom

Rreth 50% e personave të paktën një herë gjatë jetës së tyre janë përballur me ndonjë zhvillim parakancerogjen në lëkurë, ndërkohë hulumtimet kanë treguar se 70% e njerëzve nuk i njohin simptomat paralajmëruese. Melanoma është forma më e vështirë e kancerit të lëkurës, dhe ka një numër më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të gjitha sëmundjet e tjera melinje të lëkurës. Origjina e kësaj sëmundje rrjedh nga qelizat e quajtura melanocite. Melanoma është rezistente ndaj rrezatimit, ndërsa kimioterapia ka një rol të kufizuar në trajtimin e kësaj sëmundje, dhe për të pasur një prognozë të mirë, është i nevojshëm diagnostikimi në kohë i saj – shpjegon Doc. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.