Për çdo ndryshim të shfaqur tek nishanët konsultohuni menjëherë me mjekun dermatolog
Muaji maj është muaji i ndërgjegjësimit përsa i përket melanomës tek njerëzit, na thoni diçka më tepër rreth kësaj sëmundje, çfarë tregojnë statistikat?
Melanoma është tumori më malinjë i lëkurës, dhe ka një numër më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të gjitha sëmundjet e tjera melinje të lëkurës. Origjina e kësaj sëmundje rrjedh nga qelizat e quajtura melanocite. Përhapet shumë shpejt dhe i sulmon edhe organet e brendshme. Kjo sëmundje mund të shfaqet tek të dyja gjinitë. Bëhet fjalë për një tumor agresiv i cili është i fsheht dhe në rast se metastazohet është tepër i vështirë për tu trajtuar pasi ky tumor është rezistent ndaj rrezatimit dhe kimioterapia ka efekt të kufizuar.
Qendra PET në spitalin klinik “AcibademSistina” është një rreze shprese për pacientët e sëmurë me kancer
Qendra PET është e vetmja qendër në Maqedoni dhe në rajon, e cila ofron kujdes të lartë sipas standardeve botërore më të rrepta. PET/CT është teknika më efektive e inçizimit e cila përdoret për përcaktimin e diagnozës, përcaktimin e shkallës së sëmundjes,vlerësimin e efekteve nga terapia e marrë për trajtimin e kancerit, planifikohet radioterapia dhe kimioterapia tek shumica e rasteve të kancerit. Tre vjet më parë ishin regjistruar 200 pacientë, ndërsa sot janë të regjistruar 1000 pacientë.