Cistet në vezore

Zakonisht cistet nuk shfaqin asnjë simptomë dhe zbulohen gjatë kontrolleve rutinë me ultratingull. Në rast se shfaqin simptoma, në varësi të tyre mund të përcaktohet se për çfarë lloj ndryshimi bëhet fjalë. Shumica e grave, gjatë jetës së tyre përballen me ndonjë lloj ndryshimi cistik në vezore, dhe shpesh nuk ndjejnë shfaqje të simptomave. Zakonisht janë ciste funksionale të cilat krijohen si pasojë e çrregullimit të ndryshimeve normale të cikleve në vezore dhe ovulim. Shfaqen në rast se folikulat normale nuk arrijnë të shpërthejnë gjatë periudhës së ovulimit, ku lëngjet mbeten dhe folikuli vazhdon të rritet, duke krijuar kështu cist folikular.  Sipas Dr. Boban Sarxhovskit, gjinekolog akusher në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ato zakonisht zhduken pa marrë asnjë trajtim, për disa javë apo disa muaj.