Edhe telefonat celular mund të shkaktojnë reaksion alergjik
Sëmundjet alergjike në Maqedoni, marrin përmasat e një epidemie, ndërsa në Europë, një në dy persona ka një formë të alergjisë. Eksertët alarmojnë se deri në vitin 2021, pothuajse të gjithë, madje edhe fëmijët e porsalindur do të jenë të prekur nga ndonjë lloj apo formë alergjie. Sipas Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup, alergjitë rriten edhe për shkak të jetës moderne.