6 simptoma të infarktit në zemër tek gratë
Rrezik për shfaqjen e infarktit në zemër kanë edhe burrat edhe gratë. Madje kur flitet për infarktin në zemër, shumë prej nesh mendojnë se ky është një fenomen i cili shfaqet më shpesh tek burrat. Mbetet mendimi se kërcënimi më i madh për gratë është kanceri i gjirit, por fatmirësisht, mbizotëron vetëdija se zbulimi dhe trajtimi i hershëm mundëson shërimin e përhershëm në një përqindje të madhe. Për këtë arsye tashmë gratë gjithnjë dhe më tepër i praktikojnë kontrollet preventive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Me radiofrekuencë kundër celulitit
Pushimet verore janë para nesh. Është koha që të tregoni trupin tuaj në formë të përkryer. Nëse nuk i keni kushtuar vëmendje kryerjes së ushtrimeve dhe mendoni se celuliti është fajtor për faktin se nuk mund të vishni rrobat tuaja të shkurtra, radiofrekuenca ëahtë shpëtimtari për të cilin keni nevojë. Kjo ju bën të mundur që të përballeni në mënyrë të suksesshme me celulitin dhe me shtresat lokale dhjamore (yndyrore). Si funksionon radiofrekuenca, ku aplikohet dhe sa trajtime janë të nevojshme për të arritur një formë të përkryer të trupit tuaj, përgjigje morëm nga Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
MRI – Imazhi i rezonancës magnetike të gjirit
Rezonanca magnetike është një test joinvaziv i cili përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve. Punon në parimin e një fushe të fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme. Me anë të kësaj procedure, mjekët mund të shqyrtojnë të gjitha pjesët e trupit dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të arrihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por gjithësesi, deri tani, nuk konsiderohet si zëvendësuese e tyre, por përdoret si një mjet shtesë.
Trajtim profesional për foshnjat e lindura parakohe
Departamenti i kujdesit intenziv neonatal në “Acibadem Sistina” qëndron përballë sfidave më të mëdha dhe më të komplikuara në mjekësi – për të shpëtuar jetën e foshnjave të porsalindur të cilët janë të sëmurë në gjendje kritike, por edhe për fëmijët më të vegjël të lindur parakohe. Për funksionimin e suksesshëm të departamentit të vetëm të këtij lloji përsa i përket spitaleve private, në vend dhe në rajon, biseduam me Dr. Dushko Fidanovskin, shef i departamentit pediatrik në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.