Dr. Zllatko Pallçevski – Shtatzënia në verë
Temperaturat e larta mund të jenë të vështira dhe stresuese për gratë shtatzëna, prandaj ato duhet patjetër ti ndjekin këshillat e mjekëve të tyre gjinekologë, në mënyrë që të përballen sa më lehtë me temperaturat e larta të stinës së verës. Duhet të shmangin të gjitha aktivitetet të cilat mund të jenë të dëmshme për vetë gratë shtatzëna dhe bebet e tyre. Është shumë i rëndësishëm kontrolli i këtyre aktiviteteve, duke nisur nga marja e rrezeve të diellit (ekspozimindaj diellit), noti dhe ushtrime të tjera fizike. Nëse shtatzënia ka një rrjedhë të rregullt, aktivitetet verore nuk do të mund ta dëmtojnë periudhën më të bukur të jetës së gruas shtatzënë, pritjen e ardhjes në jetë të foshnjës së tyre – këshillon Dr. Zllatko Pallçevski.