Neuralgjia – dhimbje e shkaktuar nga dëmtimi i nervave
Neuralgjia është një dhimbje shumë e fortë dhe e padurueshme, e cila ndonjëherë është e shoqëruar me mpirje të fytyrës apo trupit. Kjo lloj dhimbje shfaqet si pasojë e dëmtimit të drejtpërdrejtë të nervit. Në varësi të nervit të prekur varet edhe vendi i shfaqjes së dhimbjes.