Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova – zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme nuk do të thotë ushqim i duhur
Me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, në departamentin e dietologjisë dhe nutricionizmit në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, biseduam për ushqimin e duhur, për parimet e të ushqyerit , për dietoterapinë dhe për shumë aspekte të tjera të rëndësishme, të cilat i studion dietologjia. Sot, njeriu modern, ka mundësi të përzgjedhë ushqimin që dëshiron të konsumojë. Për vendimin e tij, ndikojnë një numër i madh qëndrimesh relevante nga nutricionistë dhe mjekë si dhe eksperienca të personave të cilët për arsye të ndryshme kanë pranuar një nga këto mënyra të të ushqyerit, dhe me anë të popullarizimit të këtyre ushqimeve, ndikojnë edhe tek personat e tjerë. Për shumë keqkuptime dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me ushqimin e duhur, biseduam me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, pjesë e ekipit profesional të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.