Aritmia ndikon në dobësimin e zemrës
Fibrilacioni arterial është aritmia më e shpeshtë e zemrës. Kjo lloj aritmie është karakteristike tek popullata e moshuar, por shfaqet edhe tek të rinjtë edhe pse nuk kanë apo nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kardiake. Sipas Dr. Ivan Trajkov, kardiolog elektrofiziolog, manifestohet me takikardi, si pasojë e rrahjeve të parregullta të zemrës, dhe karakterizohet me një puls të shpejtë dhe të parregullt të zemrës.