Gurët në traktin urinar
Shfaqja e gurëve në traktin urinar është sëmundja e tretë më e shpeshtë e traktit urinar, pas infeksioneve urinare dhe sëmundjes së prostatës. Zakonisht shfaqet tek meshkujt ndërmjet moshës 40-46 vjeçare. Ato janë një nga shkaqet e shfaqjes së dhimbjes në veshka e cila konsiderohet si një nga dhimbjet më të forta (colic). Madje edhe zhvendosja e lehtë e gurëve në veshka mund të shkaktojë dhimbje të tmerrshme të cilat shpesh mund të krahasohen me dhimbjet e gruas gjatë lindjes. Shumë studime klinike kanë treguar se personat të cilët janë të rrezikuar nga shfaqja e gurëve në traktin urinar, janë personat me mbipeshë trupore dhe personat të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm ujë apo lëngje.