Mos e neglizhoni shfaqjen e kokrrave apo gjendrave të cilat nuk shkaktojnë dhimbje
Sarkoma është një lloj i kancerit të indit lidhës. Në fazë të hershme sëmundja nuk shfaq simptoma. Zakonisht shfaqet si një kokërr në pjesën e gjymtyrëve dhe nuk është e shoqëruar me dhimbje në fazat e para të sëmundjes. Gjatë rritjes së sarkomës shkaktohet presion mbi organet fqinje, indet, muskujt, nervat, dhe shenjat dalluese të kësaj sëmundje janë dhimbje dhe vështirësi gjatë lëvizjes. Megjithatë, shumë sëmundje të tjera shfaqin simptoma të njejta, prandaj nëse ndjeni apo vëreni shfaqjen e ndonjë kokrre kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.