Sëmundja Crohn dhe koliti ulçeroz – sëmundjet e jetës moderne
Sëmundjet inflamatore të zorrëve të tilla si koliti ulçeroz dhe sëmundja Crohn, janë inflamacione kronike të traktit gastrointestinal me origjinë të panjohur. Jeta moderne, veçanërisht stresi dhe ushqimi, janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të cilat në disa raste mund të jenë kërcënuese për jetën. Në vijim, Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog, shpjegon më tepër në lidhje me këto sëmundje.