Avokadoja redukton kolesterolin
Nutricionistët e klasifikojnë si një ushqim bombë, i cili ka vlera të vërteta ushqyese. A e dini se përmban më shumë se 20 vitamina, minerale dhe përbërës që bllokojnë absorbimin e kolesterolit në trup? Përveç kësaj, përdore edhe antioksidantë të cilët luajnë rol në parandalimin e sëmundjeve malinje dhe sëmundjeve të zemrës. Avokadoja përmban edhe vitaminë E, vitaminë C, acid folik, fibra, hekur, kalium, lutein dhe beta karroten. Përveç kësaj, stimulon trupin dhe bën më të lehtë absorbimin e vitaminave A,D,E dhe K. avokadoja ka një vlerë të ulët kalorike dhe mund t’ju ndihmojë për të arritur peshën e dëshiruar trupore.