Diagnoza dhe trajtimi parakanceroz i qafës së mitrës
Ndryshimet cervikale prekin qafën e mitrës (cervikun), pjesa e cila bashkon vaginën me mitrën. Ndryshimet ndodhin në kufirin e epitelit i cili mbështjell qafën e mitrës dhe vaginën. Në këto zona shfaqen anomali të cilat klasifikohen si ndryshime të një shkalle të lartë ose të ulët. Tek ndryshimet e shkallës së lartë bëjnë pjesë kanceri apo karcinomi in city, ndryshimi i qelizave pa invazim të cilat trajtohen me metoda më të thjeshta. Nëse nuk diagnostikohen në kohë, të gjitha këto ndryshime mund të shndërrohen në kancer invaziv.