Presioni jo i rregullt i gjakut
Stili i jetës moderne ka bërë që çdokush të paktën një herë në jetë të përballet me çrregullimin e presionit të gjakut. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për presion të lartë apo të ulët të gjakut, kjo gjendje nuk duhet lënë pas dore, por menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Kur presioni i gjakut është i lartë, mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut. Pokështu, një situatë e rrezikshme është edhe presioni i ulët i gjakut, atëherë kur nëpër organe rrjedh gjak i pamjaftueshëm. Vlerat e presionit të gjakut mund të ndryshojnë në një periudhë të shkutër, ndryshimet varen nga pozita e trupit, numri i marrjes dhe nxjerrjes së frymës, aktiviteti fizik, lodhja psikologjike, stresi.