TRILOGY, shkatërron tumorin në mënyrë të saktë dhe efikase

Gjatë viteve të fundit, numri i pacientëve të prekur nga kanceri është rritur dhe vazhdon rritet në mënyrë të ndjeshme.  Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjensisë Ndërkombëtare  për kërkimet mbi kancerin, 12 milionë persona në mbarë botën, janë  përcaktuar me prani të një lloji të caktuar të kancerit. Deri në vitin 2030, ky numër parashikohet të rritet në 26 milionë.  Me rritjen e numrit të personave të prekur nga kanceri, është rritur edhe numri i rasteve të trajtuara në mënyrë të sukseshme.  Cilësia e jetës së këtyre pacientëve është përmirësuar me anë të kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë mjekësore, është arritur përmirësimi i ndjeshëm i kancerit me anë të radioterapisë. Një nga gjeneratat më të fundit në radioterapi është Trilogy.  Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapeute në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se çfarë është Trilogy.