Ftohja e zakonshme dhe koplikimet
Ftohjet zakonisht kalojnë vetë dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Por, ndonjëherë mund të zhvillohen komplikime si bronkiti, pneumonia, infeksionet e veshit, pezmatim i sinuseve, astma dhe sëmundje obstruktive pulmonare kronike. Komplikimet zakonisht shfaqen tek fëmijët e vegjël, tek personat e moshuar dhe tek ata persona me sistem të dobët imunitar. Veçanerisht këta persona duhet ti ndjekin simptomat dhe të paraqiten tek mjeku në rast se simtomat në vënd që të zhduken ato bëhen më intenzive dhe zgjasin më tepër se 10 ditë. Këtë herë për komplikimet e mundshme do të bisedojmë me Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe.