Infeksioni në vesh
Nëse vogëlushi juaj nuk fle i qetë, i mban veshët me duar apo e lëviz shpesh kokën gjatë fjetjes, zgjohet shpesh, ndonjëherë me ulërima, është e mundur që të bëhet fjalë për inflamacion në veshë. Tek fëmijët më të rritur, prindërit ndonjëherë verejnë disa vështirësi në komunikim – nuk përgjigjen kur ju drejtohesh, kanë vështirësi në ndjekjen e mësimdhënies, ngrejnë më tepër zërin e televizorit. Të gjitha këto janë shenja të tërthorta/ indirekte të disa problemeve të caktuara të veshëve të cilat kërkojnë vëmendje dhe duhet të ndiqen në mënyrë që të parandalohet mundësia për shfaqjen e komplikimeve me dëgjimin apo humbjen e plotë të dëgjimit.