Vera e kuqe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sulmit në zemër
Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi I matur i verës redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës I dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues, për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.