Kur fëmija juaj ka zhvillim të vonuar
Zhvillimi i vonuar është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Zhvillimet e vonuara në forma të lehta, shpesh zhduken vetë dhe fëmija gradualisht arrin apo e zëvendëson vonesën nëpërmjet një stimulimi pozitiv në mjedisin e tij përreth. Dr. Aneta Demirxhieva, pediatre, shpjegon se vonesa e zhvillimit në formë të rëndë, ka të bëjë me ekzistencën e çrregullimit të zhvillimit apo e njohur ndryshe si zhvillim atipik.